Ne date 1 Qershor pritet te dale per konsultim projektligji per tatimin progresiv te profesionisteve te vetepunesuar.
Nderkohe, kryeministri dhe zyrtare te Ministrise se Financave tashme kane bere publike faktin qe pjese e ketij projektligji eshte edhe taksimi progresiv i te vetepunesuarve ne sektoret e sherbimeve njelloj si skema e pagave per te punesuarit.
Qellimi i (deklaruar) ketij ndryshimi sikurse eshte artikuluar eshte lufta ndaj informaliteti ne sektorin e punesimit/sherbimit.
Behet fjale per raste ku marredhenia e punesimit kamuflohet si mardhenie sherbimi/biznesi. Profesioniste te punesuar ne kompani te ndryshme, ne bashkepunim me punedhenesit, shkeputen nga puna dhe hapin biznese sherbimi per te perfituar nga taksat. Kjo sepse bizneset me xhiro vjetore deri ne 14 mln leke ne baze te ligjit kane taksa 0.
- Problemi i shmangies se taksave qendron dhe as nuk eshte rast i vetem. Kjo shmangie nuk ndodh vetem ne sektorin e sherbimeve. E njejta problematike eshte ne copezimin e bizneseve ne sektore te tjere te ekonomise, si tregti dhe prodhimi, me qellim perfitimin nga taksat e uleta. Kjo shmangie nuk kufizohet vetem ne tatimin mbi te ardhurat por edhe ne TVSH. Ne sektorin e ndertimit sidomos jane shtuar bizneset e vogla “nenkontraktore”. Dikur punonjes te kompanive te medha, sot kane hapur bizneset e tyre.
Pra, shmangiet jane rrjedhoje e vete sistemit tatimor.
- Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve ka aktualisht te gjithe te drejten ligjore te nderhyje ne cdo rast qe shmang ne menyre abusive taksat dhe tatimet si me siper.
Ligji nr. 9920 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise” I ndryshuar
neni nr. Neni 71, E drejta për të përdorur mënyra alternative vlerësimi
Administrata tatimore ka të drejtë të përdorë mënyra alternative vlerësimi të detyrimit tatimor të tatimpaguesit dhe të nxjerrë një vlerësim, në rastet kur:
dh) tatimpaguesi hyn në transaksione me persona të lidhur jo në bazë të parimit të vlerës së tregut, ose hyn në transaksione pa efekte ekonomike thelbësore;
Udhezimi nr. 24 “Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, I ndryshuar
71.4 Përdorimi i metodave alternative të vlerësimit në rastet e veprimeve për shmangien
e tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor;
71.4.1 Në rastet kur tatimpaguesi/tatimpaguesit kryejnë veprime apo transaksione apo seri veprimesh apo transaksionesh, në mënyrë direkte apo indirekte me persona të tretë, të cilat deformojnë parimet e ligjit tatimor, nuk bazohen në parimin e vlerës së tregut, janë pa efekte ekonomike thelbësore, forma nuk reflekton thelbin e tij ekonomik, apo evidentohen elemente të veprimeve/ transaksioneve që synojnë shmangien ose uljen e detyrimeve tatimore, administrata tatimore ka të drejtën e rikarakterizimit të këtyre transaksioneve me qëllim përcaktimin e detyrimit të saktë tatimor;
71.4.2 Për këtë qëllim, administrata tatimore nuk merr parasysh një veprim/transaksion apo një seri veprimesh/ transaksionesh, të cilat, duke qenë se konkludohet që janë ndërmarrë me synim përfitimin e një avantazhi tatimor që vjen në kundërshtim me qëllimin dhe frymën e ligjit, rezultojnë fiktive në bazë të të gjitha fakteve dhe rrethanave. Në këto kushte, veprimi/transaksioni rikarakterizohet dhe detyrimi tatimor llogaritet në përputhje me dispozitat për vlerësimin tatimor alternativ të parashikuar në ligjin e procedurave tatimore apo ligjet e tjera tatimore.
71.4.3 Barrën e provës për të vërtetuar se veprimet/transaksionet janë ndërmarrë nga tatimpaguesi apo tatimpaguesit, me synim përfitimin e një avantazhi tatimor që vjen në kundërshtim me qëllimin dhe frymën e ligjit, e ka administrata tatimore.
3.Rruget e shkurtera dhe pyetjet.
- A nuk eshte me vend qe te rishikohet i gjithe sistemi me qellim qe te ulet rrisku i shmangieve nga dhe nepermjet ligjit dhe mbi te gjitha duke siguruar trajtim te barabarte perpara ligjit?
- A nuk ka ardhur koha qe thjesht te zbatohen ligjet ne fuqi? Shmangiet mjafton te evidentohen dhe te merren masat e nevojshme konform dispozitave ligjore?
- Dhe sa kohe do vazhdojme qe detyrimet e “abuzuesit” ti paguaje i ndershmi?
- Ne sa sektore social dhe ekonomik per faj te dikujt dhe mosmarrjes se masave ligjore nga institucionet kopetente e peson i ndershmi?
- Si mund te tatohet fitimi i biznesit njelloj si paga e nje te punesuari, ne nje kohe kur biznesi kerkon nje organizim te caktuar dhe marrjen e nje rrisku?
- Cfare ndryshimi ka biznesi i sherbimit me biznese te tjera ne kete drejtim?
- A shkelje e barazise perpara ligjit ky projektligj?
- A eshte ky ligj ne perputhje me kushtetuten?