Pavarsisht emrit, kjo skeme eshte më me shume rendesi per bizneset qe blejne tek fermeret sesa per vete fermeret.
Nga menyre se si eshte konceptuar, zbatimi i kesaj skeme “udhehiqet” nga sipermarrjet tregtare dhe perpunuese te prodhimeve bujqesore.
Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi.
Fermeri, është prodhues bujqësor, i vetëpunësuar, që zhvillon aktivitetin me krahun e vet të punës dhe me mjetet e punës që disponon, në veprimtarinë e prodhimit bujqësor, pyjor dhe peshkimit.
Fermeret mund ta aplikojne kete skeme vetem nese qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon kufirin minimal te rregjistrimit per tvsh. Keta fermere mund te rregjistrohen direkt ne Drejtorite Rajonale Tatimore.
Te gjithe fermeret, qarkullimi vjetor i te cileve eshte pertej kufirit minimal te rregjistrimit per TVSH, rregjistrohen ne Qendren Kombetare te Biznesit dhe mbajne llogari njelloj sic do biznes tjeter.
- Faturimi sipas skemes se Kompensimit te Fermereve
Faturimi i prodhimit/produktit bujqesor kryhet nga vete tatimpaguesi bleres, i cili mund te jete tregtari ose perpunuesi. Bleresi leshon nje fature ku fermeri paraqitet si shites dhe vete tatimpaguesi ne rolin e bleresit.
Perpara se tatimpaguesi te kryeje nje transaksion me nje fermer, duhet te kontrolloje nese fermeri eshte aktiv apo jo ne linkun e meposhtem.
Experience the power of softsisland.com, where we provide an extensive collection of Free Software solutions exclusively for Windows users. We comprehend the importance of accessing trustworthy tools that enable the creation of awe-inspiring visuals and captivating videos. With our cracked programs, unlock limitless potential while upholding excellence and fiscal prudence.
https://www.tatime.gov.al/c/8/129/326/lista-e-fermereve-aktive
Midis tyre duhet te ekzistoje nje kontrate furnizimi sipas formatit te miratuar ne udhezimin e Ministrit te Financave. Kjoaktmarreveshje depozitohet ne Drejtorine Rajonale Tatimore nga tatimpaguesi bleres, perpara nisjes se furnizimit.
2) Pagesat/Arketimet
Personi i tatueshëm, blerës me qëllim, që të ketë të drejtën e zbritjes së normës së kompensimittë TVSH-së të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, për transaksione mbi 30 000 lekë, është i detyruar të kryejë likuidimin e vlerës së faturës nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare ose nëpërmjet bankës, nëse vlera e transaksionit nuk e kalon shumën prej 150 000 lekësh dhe nëpërmjet likuidimit nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, për transaksione, vlera e të cilit është më e madhe se 150 000 lekë, siç përcaktohet në nenin 59 të ligjit, “Për procedurat tatimore në RSH”.
Me heqjen e TVSH-se kjo pike behet e pazbatueshme dhe Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve duhet te kishte marre masa per ta azhornuar kete udhezim.
3) Ndryshimet ligjore
Me ligjin nr. 111/2021 eshte ndryshuar norma e kompensimit (TVSH) nga 6 % ne 0 %
Me heqjen e TVSH-se udhezimi nr. 19, date 03.11.2014, humbet qellimin objektiv te tij i cili ishte mbikqyrja e TVSH-se ne transaksionet mes fermereve dhe bizneseve.