AA Audit & FinanceAA Audit & FinanceAA Audit & Finance
+355 69 394 7892
9am - 5pm
Durres

Month: July 2022

Shtyhet dorëzimi i bilanceve të vitit 2021

Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka njoftuar se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.
Read more

Bizneset nuk dorëzojnë dot bilancet, frikë për gjobën 60 mijë lekë; Çfarë parashikon ligji

Edhe pas fillimit të funksionimit të pjesshëm të E-Albania, bizneset nuk po arrijnë që të dorëzojnë dot bilancet. 31 korriku është afati i fundit i dorëzimit të bilancit të vitit 2021, që bëhet përmes sistemit të E-Albania. Që prej ditës së shtunë askush nuk është në gjendje të dorëzojë bilancin, por edhe më herët subjektet raportuan që kishin vështirësi në këtë proces.
Read more

Amnistia fiskale

Amnistia fiskale pritet qe te miratohet nga qeveria parashikon te pastroje deri ne 2 mln euro per individ/njesi biznesi. Subjektet e ketij projektligji, shtetasit Shqiptar pavarisht rezisdences se tyre si edhe bizneset do te deklarojne vullnetarisht shumat ne para dhe pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme kundrejt pageses se nje tatimi qe varion nga 7%-10 %.
Read more

Vetëpunësimi shënon rënie

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar-mars 2022 të vetë punësuarit zunë 30.7% të totalit te të punësuarve në vend nga 33.2 për qind që zunë në të njëjtën periudhe te një viti më parë. Treguesi i shënoi nivelin më të ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2015. Pas pandemisë Covid-19, kur ekonomia nisi të kthehet në normalitet të vetë punësuarit u tkurren disi.
Read more

31 korriku, afati i fundit i dorëzimit të bilanceve dhe pasqyrave financiare

Duam t'iu rikujtojmë se subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit jo më vonë se data 31 korrik 2022. Këto dokumenta, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, duhen depozituar jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 60000 lekë. Dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Read more

Euro arrin tjetër rekord historik të të gjitha kohërave në vend, zbret nën 119 lekë, nga turizmi dhe paraja informale (pas lajmit të aministisë)

Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë. Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak kohë në fillim të marsit, duke arritur deri në 127 lekë, si rrjedhojë e pasigurive që u shkaktuan në furnizime nga kriza e shkaktuar nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas, kursi iu rikthye ekuilibrave.
Read more
Cart

No products in the cart.

X