Fryma e “sovranizmit”? Ulet besimi tek institucionet e huaja, rritet tek ato vendase
Shqiptarët vazhdojnë t’iu besojnë më shumë institucioneve të huaja, por shkalla e besimit tek to pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas sondazhit të opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, përqindja e shqiptarëve që shfaqën besim te Bashkimi Europian pësoi rënie në 71% nga 75% që ishte një vit më parë, besimi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara pësoi rënie në 71% nga 71% një vit më parë dhe besimi në NATO pësoi rënie në 73%, nga 76% një vit më parë.