Faturat e leshuara nga bleresi ndahen ne dy lloje, vetefaturim dhe autofatura.
Vetefaturimi
Me termin vetefaturim kuptojme emetimin e nje fatureve tatimore nga ana e bleresit, ndryshe nga sa ndodh pergjithesisht qe faturen tatimore e emeton shitesi.
Ne kete fature bleresi-personi qe emeton faturen paraqitet ne fushen perkatese te fatures ne rolin e bleresit dhe shitesi-personi qe ka furnizuar mallin/sherbimin paraqitet ne fushen perkatese te fatures ne shitje, njelloj sin je fature normale. Ne nje fature tille evidentohet qarte specifikimi “vetefaturim”
- Fatura mund të lëshohet nga blerësi ose klienti i një malli apo shërbimi për furnizimet e mallrave ose shërbimeve të marra prej tij nga një person i tatueshëm nëse ka një marrëveshje paraprake midis dy palëve dhe me kushtin që të ekzistojë një procedurë për pranimin nga furnizuesi i mallit ose shërbimit të çdo fature të lëshuar për llogari dhe në emër të tij. Kjo pike ben fjale per transaksionet biznes biznes.
- Faturat leshohen nga bleresi per blerjet nga fermeret te cilet jane te rregjistruar ne tatime dhe jo ne QKB. Kjo fature eshte ose jo me TVSH varesisht momentit te trajtimit ligjor te produkteve te fermereve.
- Fatura leshohet nga bleresi per blerje rastesore nga individe. Kjo fature eshte gjithmone e perjashtuar, pavarsisht nga malli I blere.
- Perdorimi per nevojat e veta e mallit qe subjekti tregton. P.SH. Nje shoqeri karburanti konsumon karburant per nevojat e administrates, transportit etj. Nje shoqeri sherbimesh ne fushen e IT punon pervecse me klientet, edhe per nevojat e veta qe lidhen me marketingun administrimin etj. Ne kete rast nje fature e tille deklarohet edhe ne librin e blerjes edhe te shitjes. Ne liber shitje fatura do te jete me TVSH ndersa ne liber blerje zbatohen kriteret e njohjes se TVSH. Nese karburanti eshte perdorur per autoveturat e stafit te administrates, ne blerje kjo fature deklarohet si blerje e perjashtuar.
- Autofatura emetohet edhe per blerjen e sherbimeve nga furniture te huaj. Ne kete rast kjo fature quhet Auto-Ngarkese e TVSH, reverse charge.