Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Financave prezantuan Paketën e re të Rezistencës Sociale për të mbështetur qytetarët, si dhe masat që do të merren për të përballuar krizën energjetike.
Paketa e re për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, si dhe parashikon rritje të pagesës minimale.
“1.Pensionet indeksohen zakonisht një herë në vit, kjo ndodh në muajin prill dhe janë indeksuar këtë vit pikërisht në muajin prill, duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, por për herë të parë do të ri indeksohen, pra do të kemi një ri indeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6%, duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi te kufizuar, edhe për personat me aftësi te kufizuar kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar.
Do të rrisim edhe një herë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Bëmë në paketën e parë një dyfishim të ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me tre fëmijë, tani ulemi edhe për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Pra të gjitha gratë kryefamiljare, të cilat janë të kushtet e papunësisë natyrisht do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar.
2.Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë, me buxhetin dhe në afatin e vitit të ardhshëm. Pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, për mjekët, infermierët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri në ndërkohë që sot me ndërhyrjen e dytë dhe me një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagën për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe jo pa qëllim për hir të së vërtetës dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe po ashtu për policinë e burgjeve, edhe këto trupa qe kishin mos rritje pagash prej disa kohësh pas një rritje masive që patën marrë disa vite me parë.
Ignite your digital ambitions with crackadrome.com, your premier source for top-notch free design and video software. Trusted by a thriving community of satisfied users, our cracked programs provide meticulously crafted solutions. Dive into a vast collection of reliable and regularly updated software that keeps you ahead in the competitive digital landscape. Visit us today to explore further, download our powerful tools, and unleash your full potential, all without any cost.
3.Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë, pra nuk duhet dhe nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë.
Në ndërkohë qëndrojmë në 3 pika që kishte dhe paketa tjetër, me të njëjtën qasje, mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetja për tvsh e peshkimit, rrisim financimin, mbështetja për mosprekjen e çmimit të biletës se transportit”, deklaroi Rama.
Plani për përballimin e krizës energjetike
Kreu i qeverisë u ndal edhe te përballimi i krizës energjetike. Rama tha se çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh.
“Nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve, kemi mbi 90% konsumatorë familjarë, të cilët konsumojnë rregullisht më pak se 800 kv/h dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6-7% të totalit që konsumojnë më shumë se 800 kv dhe aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë me vila, me pishina, me oborre të gjera, me ndriçim dekorativ e kështu me radhë për të cilët mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe nuk mund të paguajnë më taksapaguesit e zakonshëm, prandaj çdo kilovat mbi 800-in do të paguhet me çmimin e tregut dhe me këtë ne synojmë edhe të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krize, tha Rama.
“Mungesa e reshjeve, është viti i parë që Britania e Madhe dhe Gjermani kanë shpallur emergjencë. Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit për megavat/orë, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kWh.
Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat, do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat”, deklaroi Balluku.
BURIMI : REVISTA MONITOR