Edhe subjektet e vogla që kanë një qarkullim vjetor më të ulët sesa 5 milionë lekë në vit, vitin e ardhshëm duhet të fillojnë që të dorëzojnë në tatime bilancet e formatit të thjeshtuar.
Drejtoria e Tatimeve njoftoi se do të zgjerojë kontrollet për informalitetin e pagave në sektorin e mediave dhe të arsimit privat, krahas ndërtimit dhe tregtisë që ishin identifikuar dhe më herët me risk të lartë.
Qendra Kombëtare e Bizneseve ka bërë të ditur se duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditët e fundit, për kryerjen me sukses të aplikimeve për depozitimin e pasqyrave finnanciare të vitit raportues 2021, bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, afati i depozitimit të tyre shtyhet deri në datë 15.09.2022.
Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka njoftuar se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.
Edhe pas fillimit të funksionimit të pjesshëm të E-Albania, bizneset nuk po arrijnë që të dorëzojnë dot bilancet.
31 korriku është afati i fundit i dorëzimit të bilancit të vitit 2021, që bëhet përmes sistemit të E-Albania. Që prej ditës së shtunë askush nuk është në gjendje të dorëzojë bilancin, por edhe më herët subjektet raportuan që kishin vështirësi në këtë proces.
Amnistia fiskale pritet qe te miratohet nga qeveria parashikon te pastroje deri ne 2 mln euro per individ/njesi biznesi.
Subjektet e ketij projektligji, shtetasit Shqiptar pavarisht rezisdences se tyre si edhe bizneset do te deklarojne vullnetarisht shumat ne para dhe pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme kundrejt pageses se nje tatimi qe varion nga 7%-10 %.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar-mars 2022 të vetë punësuarit zunë 30.7% të totalit te të punësuarve në vend nga 33.2 për qind që zunë në të njëjtën periudhe te një viti më parë.
Treguesi i shënoi nivelin më të ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2015. Pas pandemisë Covid-19, kur ekonomia nisi të kthehet në normalitet të vetë punësuarit u tkurren disi.
Duam t'iu rikujtojmë se subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit jo më vonë se data 31 korrik 2022.
Këto dokumenta, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, duhen depozituar jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 60000 lekë.
Dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.