Euro arrin tjetër rekord historik të të gjitha kohërave në vend, zbret nën 119 lekë, nga turizmi dhe paraja informale (pas lajmit të aministisë)
Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë.
Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak kohë në fillim të marsit, duke arritur deri në 127 lekë, si rrjedhojë e pasigurive që u shkaktuan në furnizime nga kriza e shkaktuar nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas, kursi iu rikthye ekuilibrave.