AA Audit & FinanceAA Audit & FinanceAA Audit & Finance
+355 69 394 7892
9am - 5pm
Durres

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në nëntor të vitit të kaluar

  • Home
  • Blog
  • Kompensim
  • Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në nëntor të vitit të kaluar

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar shënoi një rritje të lehtë gjatë muajit nëntor.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky raport shënoi nivelin 5.05%, nga 5% që kishte qenë për muajin tetor. Megjithatë, tendenca vjetore ngelet pozitive dhe raporti i kredive me probleme rezulton në rënie me 1.05 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Mbështetur në tendencat historike të viteve të fundit, është e pritshme që muaji dhjetor të sjellë një zhvendosje më të ndjeshme në rënie të kredive me probleme, kryesisht për shkak të efektit të fshirjeve të kredive të humbura.

Rregulloret e Bankës së Shqipërisë i detyrojnë bankat të nxjerrin jashtë bilancit kreditë që klasifikohen sit ë humbura për më shuëm se dy vite. Zakonisht, ky proces kryhet në muajin dhjetor, para mbylles së bilancit vjetor.

Për këtë arsye, pritet që viti 2022 të mbyllet në nivele më të ulëta, por sidoqoftë tashmë duket qartë se gjatë vitit të kaluar, rënia e raportit të kredive me probleme u ngadalësua krahasuar me ritmet e vitit 2021, kur kreditë me probleme patën rënë me më shumë se dy pikë e gjysmë përqindje. Kjo tendencë mund të shpjegohet me inflacionin e lartë dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike, që kanë dhënë efektet e para, të shprehura në një përmirësim më të ngadaltë të kredive të këqija krahasuar me ritmin e viteve të fundit.

Megjithatë, efektet e përkeqësimit të situatës makroekonomike në cilësinë e portofolit të kredisë pritet të jenë më të prekshme gjatë vitit 2023. Inflacioni i lartë ka tkurrur fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe kjo vlerësohet të ketë sjellë një frenim të konsumit të brendshëm, megjithëse ky efekt është amortizuar pjesërisht nga ecuria e kënaqshem e turizmit.

Ulja e konsumit dhe rritja e normave të interesit pritet të ndikojë negativisht të ardhurat e bizneseve dhe ulë stimulin për kryerjen e investimeve të reja. Një tablo e tillë makroekonomike pritet të sjellë një rritje më të ngadaltë të prodhimit kombëtar këtë vit, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas modeleve të parashikimit të sektorit bankar, gjasat janë që këto zhvillime të sjellin ngadalësim të kreditimit të ekonomisë dhe rritjes së raportit të kredive me probleme për vitin 2023.

Deri tani, projeksionet rezultojnë me një rritje mjaft të kufizuar të kredive me probleme, por sidoqoftë pasiguritë e lidhura sidomos me inflacionin dhe rritjen e normave të interesit ngelen të konsiderueshme. Menaxhimi i cilësisë së portoflit të kredisë do të jetë një nga sfidat kryesore të sektorit bankar për këtë vit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi : Revista Monitor

Previous Post
Newer Post

Leave A Comment

Cart

No products in the cart.

X