Bizneset duhet të nxitojnë të mbyllin inventarët e vitit 2022.
Administrata Tatimore njofton se në zbatim të detyrimit për mbajtjen e të dhënave sipas kreut të VI –të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar si dhe Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, si tatimpagues i regjistruar me përgjegjësi tatimore për Tatimin mbi Fitimin”, paraprakisht përgatitjes së pasqyrave financiare të vitit paraardhës, subjektet tatimpaguese duhet të përgatisin inventaret e datës 31.12.2022.
Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi, çmim dhe vlerë.
Ky informacion duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, bazuar në Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, Neni 60 si dhe Udhëzimit në zbatim të tij.
Burimi : Revista Monitor