AA Audit & FinanceAA Audit & FinanceAA Audit & Finance
+355 69 394 7892
9am - 5pm
Durres

DPT: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listëpagesës dhe anulon faturat e shitjes pa u reflektuar në librat e blerjes do të ndiqet penalisht

  • Home
  • Blog
  • Kompensim
  • DPT: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listëpagesës dhe anulon faturat e shitjes pa u reflektuar në librat e blerjes do të ndiqet penalisht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) paralajmëroi bizneset se, nëse ndryshojnë me ulje deklaratën e listëpagesës dhe anulojnë faturat e shitjes pa u reflektuar në librat e blerjes do të ndiqen penalisht.

Në njoftimin zyrtar DPT thotë se Administrata Tatimore po investigon nëse të përfshirë janë edhe punonjës të strukturave të saj.

Administrata Tatimore njofton të gjithë Tatimpaguesit se ka konstatuar dy fenomene me risk të lartë:

1-            Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit;

2-            Tatimpagues, që anullojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.

“U bëjmë të ditur të gjithë tatimpaguesit se këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listpagesës, cenojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit dhe në bazë të ligjit konsiderohet vepër penale”, sqaron Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore thekson gjithashtu se po investigon nëse të përfshirë në këto fenomene janë edhe punonjës të strukturave të saj, ndërsa sjell në vëmendje të tyre dhe të çdo tatimpaguesi që fenomenet e sipërcituara do të trajtojhen sipas ligjit “Për Procedurat Tatimore”.

Previous Post
Newer Post

Leave A Comment

Cart

No products in the cart.

X