Skip to content
AA
AA Audit
& Finance
← Kthehu te Kryefaqja 📰 Kthehu te Lajmet
Ekonomi, Kompensim, Taksa, Tatime

Tatimi mbi te ardhurat e biznesit, risitë

June 24, 2022 admin No comments yet

Drafti final i projektligjit tatimi mbi te ardhurat eshte publikuar per konsultim me grupet e interesit.

Ky draft zgjeron bazen tatimore te individeve tatimpagues dhe te bizneseve.

Rrit normat e tatimit per nje kategori biznesesh.

Sjell risi ne deklarimin individual vjetor te te ardhurave.

Balancon tatimin mbi te ardhurat nga biznesi dhe synon te ule shmangiet tatimore qe kryhen nepermjet ligjit.

Ndryshon konceptin e tatimit mbi te ardhurat nga biznesit.

Risi e rendesishme

Risi e rendeshishme e ketij drafti eshte koncepti i tatimit mbi te ardhurat e biznesit.

Ne ligjin e vjeter kemi nje ndarje te tatimit mbi te ardhurat e biznesit bazuar ne qarkullimin vjetor te biznesit.

  • Tatim i thjeshtuar mbi biznesin (ndryshe biznese te vogla). Te gjitha ato biznese, pavarsisht formes ligjore, qarkullimi vjetor i te cilave nuk tejkalon 8’000’000 leke.
  • Tatim mbi fitimin e biznesit (ndryshe biznese te medha). Te gjitha ato biznese, pavarsisht formes ligjore, qarkullimi vjetor i te cilave tejkalon 8’000’000 leke.

Ne draft ligjin e ri ndarja e tatimit mbi te ardhurat nga biznesi bazohet ne formen ligjore te biznesit.

  • Tatimi mbi te ardhurat e korporates-tatimi qe aplikohet per entitetet
  • Tatimi mbi te ardhurat nga biznesi-aplikohet per fitimin neto te personave fizik (te vetepunesuar ose individe tregtar)

Entitet* (i) çdo shoqëri apo çdo strukturë të organizimeve të korporuara apo jo-korporuara (pavarësisht formës) të natyrës fitimprurëse ose jo-fitimprurëse, (ii) kompani të tilla si organizatat, (iii) ndonjë formë “trusti” të huaj, apo strukture të ngjashme, (iv) ndonjë formë partnershipi apo ndonjë entitet të natyrës personale, (v) çdo formë të joint-venture, (vi) çdo formë kompanie menaxhimi kapitalesh apo asetesh, (vii) çdo formë e kompanive sipas kodit civil apo ligjit të shoqërive tregtare, (viii) partnership-et pasive apo në ‘fjetje”.

Norma e tatimit

Norma e tatimit ndryshon per bizneset e formes ligjore person fizik dhe do te jene:

15% per biznese fitimi neto i te cileve nuk tejkalon 14’000’000 leke te reja ne vit.

23 % per biznese fitimi neto i te cileve tejkalon 14’000’000 leke te reja ne vit

Norma e tatimit mbi te ardhurat e biznesit qe do te aplikohet nuk varet/lidhet me qarkullimin vjetor te biznesit. Ajo varet nga forma ligjore dhe fitimi neto ne rastet kur forma ligjore e biznesit eshte personat fizik.

Projektligji perjashton nga normat e mesiperme (te tatimit mbi te ardhurat e biznesit te gjithe personat fizik dhe entitetet te cilet nuk ushtrojne veprimtari profesionale sherbimi. Per kete kategori biznesi, normat do te hyjne ne fuqi ne vitin 2030. Bizneset qe mbeten dhe qe do te aplikojne normat e reja te taksimit jane personat fizik dhe entitetet qe ushtrojne veprimtari sherbimi profesionale qarkullimi vjetor i te cilave nuk tejkalon 14’000’000 leke ne vit.

Qendron ende ne fuqi nje perfitim, shmangie tatimore, qe vjen nga forma ligjore e organizimit te bizneseve qe ofrojne sherbime profesionale. Entitetet qe do te taksohen me 15 % gjithashtu do te kene edhe detyrimin e pageses se fitimit te terhequr, tatimin mbi dividentin, ndersa bizneset persona fizik tatohen me vetem 15 %.

  • Modern
  • Responsive
admin

Post navigation

Previous
Next

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Search

Categories

  • Ekonomi (42)
  • Kompensim (25)
  • Taksa (17)
  • Tatime (16)
  • Teknologji (3)
  • Turizëm (1)
  • Uncategorized (3)

Recent posts

  • Procedurat dhe Afatet e Rimbursimit për Shpenzimet Arsimore (DIVA 2025)
  • 5 Programet AI Që Kontabilistët Mund Të Përdorin
  • PYETJE DHE PËRGJIGJE – DIVA 2025

Tags

Awesome Business Fresh Modern Responsive

Related posts

Ekonomi, Kompensim, Taksa, Tatime

Skema e kompensimit te fermereve 2022

May 30, 2022 admin No comments yet

Pavarsisht emrit, kjo skeme eshte më me shume rendesi per bizneset qe blejne tek fermeret sesa per vete fermeret…

AA
AA Audit
& Finance

Partneri juaj për kontabilitet, auditim dhe konsulencë financiare. Transparencë, korrektësi dhe zgjidhje praktike për biznese dhe individë.

Na shkruani Kontakt

Statusi: Jemi gjithmonë aktiv

Linke të shpejta

⌂Kryefaqja iRreth Nesh ✦Shërbimet 📰Lajmet

Kontakt

@aaauditfinance@gmail.com ☎+355 69 333 2287 WAWhatsApp

*Pa formularë — na kontaktoni direkt me email ose WhatsApp.

Orari & Adresa

⏱ Hënë – Premte
09:00 – 17:00
📍 Durrës, Shqipëri
Adresa e plotë: Rruga Egnatia, përballë Bluestar, Durrës, Albania.
© AA Audit & Finance. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Website nga UPWeb Services