DIVA 2025 – Pyetje dhe Përgjigje
AA AUDIT & FINANCE
PYETJE
DHE
PËRGJIGJE
DIVA 2025
AA AUDIT & FINANCE

Çfarë është DIVA?

DIVA është Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.
* Sipas ligjit të ri ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ i ndryshuar, quhet Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)
AA AUDIT & FINANCE

Kur duhet ta dorëzoj DIVA 2025?

Afati për dorëzimin e DIVA është 31 mars 2026.
AA AUDIT & FINANCE

Për cilën periudhë deklarohet?

Deklarohet për periudhën janar – dhjetor 2025.
AA AUDIT & FINANCE

Kush ka detyrim për të deklaruar?

Individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë bruto, nga të gjitha burimet;
Individët që për të paktën 1 muaj gjatë vitit 2025 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës;
Individët me të ardhura mbi 50 mijë lekë pa tatim në burim (Booking, Airbnb, Youtube, qeradhënia etj).
AA AUDIT & FINANCE

Kush përfiton rimbursim?

Çdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:

a. Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim
b. Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore.

Ky rimbursim përfiton nga prindërit/kujdestarët ligjore që kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 milion lekë.
*Kujdes, që rimbursimi të kryhet duhet që DIVA 2025 të rezultojë me tepricë kreditore.
AA AUDIT & FINANCE

Si e përfitoj këtë rimbursim?

Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, konkretisht për:
AA AUDIT & FINANCE

Si të aplikoj për t’u rimbursuar?

Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në e-Filing, kur rezulton me mbipagesë.

Krijo çështje në modulin Çështjet e mia (Pyetje e Përgjithshme) dhe bashkëlidh:
a. Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare;
b. Çertifikatën familjare;
c. Dokumentacionin justifikues (Kontratat dhe faturat e pagesës për arsimin, gjuhët e huaja etj).
AA AUDIT & FINANCE

Çfarë ndodh nëse nuk kam faturat?

Në mungesë të dokumentacionit justifikues, shpenzimet arsimore nuk njihen.

Rekomandohet që çdo pagesë të kryhet në mënyrë të dokumentuar.
AA AUDIT & FINANCE

Pyetje të tjera

Kur mund të refuzohet?
Kur DIVA nuk rezulton me mbipagesë, dokumentacioni është i paplotë, ose shpenzimet nuk janë të ligjshme.


A mund ta korrigjoj?
Po. Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore nëse konstaton pasaktësi.