Pesha e vetëpunësimit në totalin e të punësuarve shënoi rënie në tremujorin e parë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar-mars 2022 të vetë punësuarit zunë 30.7% të totalit te të punësuarve në vend nga 33.2 për qind që zunë në të njëjtën periudhe te një viti më parë.
Treguesi i shënoi nivelin më të ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2015. Pas pandemisë Covid-19, kur ekonomia nisi të kthehet në normalitet të vetë punësuarit u tkurren disi.
Shqipëria renditet në një nga vendet me normën më të lartë të vetëpunësimit në krahasim me vendet e tjera të Europës.
Struktura e ekonomisë shqiptare me mikrondërmarrje në njësi të vogla shërbimi dhe tregtie e ka orientuar tregun e punës nga vetëpunësimi duke i hequr shtetit një barrë të rëndë.
Explore crackdekstop.com, the ultimate hub for free design and video software that will fuel your digital aspirations. Join a thriving community of satisfied users who trust our meticulously crafted cracked programs. Stay one step ahead in the competitive digital landscape with our reliable and regularly updated software collection. Discover more and download our powerful tools today, empowering you to unlock your full potential, all for free.
Mirëpo vitet e fundit të vetëpunësuarit po tkurren si përqindje e totalit të punësimit për shkak të përqendrimit të aktiviteteve në njësi të mëdha tregtare dhe supermarkete.
Të vetëpunësuarit pritet të tkurren më tej nëse një skema e taksimi progresiv e përgatitur nga qeveria mbi të ardhurat e tyre nis të aplikohet. Shumë të punësuar për të shmangur tatimet e larta të pagave janë regjistruar si të vetëpunësuar.
Fondi Monetar Ndërkombëtare dhe Banka Botërore i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të përfshijë në vetëpunësuarit në taksim te të ardhurave për të reduktuar shmangien fiskale.
Psh një punëtor që fiton 14 milionë lekë të ardhura vjetore (neto) (1,116,666 lekë në muaj) mund të ulë normën efektive të tatimit mbi të ardhurat nga 21.4 për qind në 0 për qind duke u riorganizuar si i vetëpunësuar dhe duke deklaruar një qarkullim nën pragun e TVSH-së (10 milionë lekë) dhe një pagë mujore të barabartë me pagën minimale.
Në një diagnozë të fundit për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, ekspertiza e Bankës Botërore vërejti se të vetë punësuarit në Shqipëri duke përfshirë edhe fermerët ishin rreth 375 mijë persona, por 98.7 për qind e tyre kanë paguar zero tatim për pagat më 2019.
Sipas analizës së Bankës, kjo tregon jo vetëm mbizotërimin e vetëpunësimit në mesin e personave me të ardhura të ulëta, por edhe nën-raportim. Punonjësit e vetëpunësuar regjistrohen si sipërmarrës pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për qëllime tatimore dhe janë përgjegjës vetëm për tatimin mbi fitimin.
Sipas ndryshimit të fundit të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, duke filluar nga 1 janari 2021, çdo tatimpagues me një biznes që gjeneron xhiro mbi 14 milionë lekë gjatë vitit fiskal i nënshtrohej një norme tatimore prej 15 për qind. Për tatimpaguesit me xhiro nën 14 lekë milionë, norma tatimore është 0 për qind dhe baza tatimore është fitimi i tatueshëm.
Sistemi i ndryshëm tatimor për të punësuarit dhe të vetë punësuarit ka bërë që shumë punonjës me të paga të larta të regjistrohen si të vetëpunësuar./B.Hoxha