AA Audit & FinanceAA Audit & FinanceAA Audit & Finance
+355 69 394 7892
9am - 5pm
Durres

Shtyhet dorëzimi i bilanceve të vitit 2021

Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka njoftuar se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. “Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar, përfundon njoftimi i financave”. 31 korriku është afati i fundit të dorëzimit të bilanceve të vitit 2021. Që pas sulmit kibernetik mbi E-Albania, në 17 korrik, dorëzimi i bilanceve, i cili kryhet përmes sistemit të E-Albania, ishte i pamundur, duke krijuar shqetësime te subjektet që nuk po arrinin të kryenin këtë shërbim. Gjoba për mosdorëzim bilanci është rritur këtë vit në 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte më parë. Janë gati 20 mijë subjekte që kanë detyrimin ligjor për dorëzimin e bilanceve vjetore. Sistemi i brendshëm i QKB aktualisht nuk paraqet probleme, por për shkak të tentativës për sulm kibernetik që ndodhi pak ditë më parë, të gjitha platformat qeveritare, duke përfshirë edhe platformën e-Albania janë në back-up deri në momentin e skanimit të plotë, për t’u rikthyer funksionalitetit online. Gjatë ditës së sotme në faqen e QBK-së është e pamundur që të shkarkosh ekstraktet e biznesit. Tashmë dorëzimi i bilanceve do të shtyhet të paktën edhe për një javë, por ditët që do të shtyhet dorëzimi do të jenë në varësi se kur do të fillojë funksionimi normal i QKB-së. Aktualisht bizneset thonë se dorëzimi i bilanceve kryhet me vështirësi.   Burimi : Revista Monitor
Previous Post
Newer Post

Leave A Comment

Cart

No products in the cart.

X