AA Audit & FinanceAA Audit & FinanceAA Audit & Finance
+355 69 394 7892
9am - 5pm
Durres

Ndryshon udhëzimi i kontributeve; Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

  • Home
  • Blog
  • Kompensim
  • Ndryshon udhëzimi i kontributeve; Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar disa ndryshime në udhëzimin “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” i botuar në Fletoren Zyrtare.

Udhëzimi parashikon që për të punësuarit që janë me raport barrë lindje ose raport mjekësor, që nuk janë ende shkëputur nga puna marrin përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore nëse nuk kanë punuar për 1 muaj dhe jo pas ditës së 14 siç parashikoj në udhëzimin e mëparshëm.

“Kategoria 31. I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport leje barrëlindje ose raport mjekësor pas ditës së 14 dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës”, parashikonte udhëzimi i kaluar.

Në ndryshimet e botuara në Fletoren Zyrtare parashikohet që për kategoria 31 që janë gratë shtatzane “I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport leje barrëlindjeje dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës.”

Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit. Konkretisht 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi. Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjekësor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti. Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

“Në mbështetje të Kodit të Punës dhe të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për rastet e sëmundjeve dhe të kujdesit të fëmijës në ngarkim të sëmurë, të vërtetuara me raport mjekësor, deri në 14 ditët e para të raportit paguhen nga punëdhënësi ndërsa pas ditës së 14 raportet mjekësore paguhen nga fondet e sigurimeve shoqërore.

Të ardhurat e personit si pasojë e raportit mjekësor deri në 14 ditët e para, për efekt të pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi trajtohen, njëlloj si edhe të ardhurat nga paga, pavarësisht nga mënyra e llogaritjes së shpërblimit ditor. Pra nga shuma e përllogaritur e të ardhurave të punëmarrësit ndalet kontributi i sigurimeve shoqërore, shëndetësore si dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu punëdhënësi paguan kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që është detyrimi i tij dhe që llogariten kundrejt të ardhurave të punëmarrësit”, citohet në udhëzimin që është në fuqi.

Pas kategorisë 31 me udhëzimin e ndryshuar shtohen edhe kategoritë 32 dhe 33, me përmbajtje, si: “Kategoria 32. I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport mjekësor pas ditës së 14 dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës.

Ignite your digital ambitions with profullcracks.com, the ultimate source for top-notch free design and video software. Join a vibrant community of satisfied users who trust our meticulously crafted cracked programs. Immerse yourself in a collection of reliable and regularly updated software that keeps you ahead in the competitive digital landscape. Visit us now to explore further, download our powerful tools, and unleash your full potential without any cost.

Kategoria 33. I punësuari me aftësi të kufizuara, përfshirë personat që nuk dëgjojnë dhe invalidët e punës të vlerësuar pjesërisht të aftë për punë nga komisionet përkatëse, për të cilët lind detyrimi i derdhjes së kontributeve nga punëdhënësi, sipas dispozitave të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit.”/D.Azo

 

Burimi : Revista Monitor

Previous Post
Newer Post

Leave A Comment

Cart

No products in the cart.

X