QKB shtyn me 6 javë afatin e dorëzimit të bilanceve
Qendra Kombëtare e Bizneseve ka bërë të ditur se duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditët e fundit, për kryerjen me sukses të aplikimeve për depozitimin e pasqyrave finnanciare të vitit raportues 2021, bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, afati i depozitimit të tyre shtyhet deri në datë 15.09.2022.











